Sport

Liverpooli mund ta fitojë titullin, thotë Alissoni

Descriptive Text

Portieri i Liverpoolit, Alisson beson se ekipi i tij mund ta fitojë titullin e Premier Ligës.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm për konkurrencën e vështirë që është aktualisht në elitën e futbollit anglez, transmeton Koha.net.

“E dimë se sa e vështirë do të jetë gara për titull. Por, e dimë se mund t’ia dalim, nuk është e lehtë por do të vazhdojmë të punojmë dhe do të provojmë të përmirësohemi secilën herë”, është shprehur Alisson.