FFK-ja synon ta fitojë të drejtën e dhënies së Licencës B për trajnerë

FFK-ja synon ta fitojë të drejtën e dhënies së Licencës B për trajnerë

08 nëntor 2018 15:59

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) synon ta fitojë të drejtën nga UEFA për dhënien e Licencës B për trajnerë.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, sekretari Eroll Salihu dhe drejtori teknik, Michael Nees të enjten kanë pritur në takim instruktorin e UEFA-s, Dany Ryser.

“Gjatë këtij takimi u bisedua për punën e suksesshme që është bërë deri më tash në shkollimin e trajnerëve me Licencën C si dhe fillimin e kursit për Licencën B të UEFA-s. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për projektin e krijimit të qendrës edukative, derisa në mars të vitit të ardhshëm do të dorëzohet raporti i punës së deritashme në panelin e UEFA-s në mënyrë që FFK-ja ta fitojë të drejtën e dhënies së Licencës UEFA – B”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

FFK-ja ka fituar të drejtën e ndarjes së Licencës C.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme