Prishtina merr kreun me fitoren ndaj rivalit për titull

Prishtina merr kreun me fitoren ndaj rivalit për titull

07 November 2018 15:22

Prishtina ka mposhtur Feronikelin me rezultat 1 me 0 për të marrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.

Mario Morina realizoi golin e vetëm për t’ia siguruar fitoren ekipit nga kryeqyteti dhe për t’ia shkaktuar Niklit humbjen e dytë në këtë sezon. Prishtina në këtë takim luajti me një lojtar më pak prej minutës së 63 kur me karton të kuq u ndëshkua Diar Miftaraj.

Prishtina tani tubon 33 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Feronikeli në pozitën e dytë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme