1 perditesime
20:49

Liverpooli pa Shaqirin mposhtet në Beograd

Liverpooli që nuk e mori Xherdan Shaqirin për shkaqe sigurie në Beograd, është mposhtur nga Cërvena Zvezda me rezultat 2 me 0.

“Të kuqtë” që nuk donin të rrezikonin sigurinë e Shaqirit u befasuan pas 22 minutash lojë kur Milan Pavkov realizoi me kokë për rezultatin 1 me 0.

I njëjti futbollist pas shtatë minutave realizoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin përfundimtar 2 me 0.

Në pjesën e dytë ishte Mohamed Salah që rrezikoi portën në dy raste shënimi, duke goditur edhe shtyllën.

Me këtë humbje Liverpooli mbetet në pozitën e parë në grup me gjashtë pikë, një më shumë se Napoli që sonte zhvillon takimin me PSG-në.

19:27

Cërvena Zvezda shtang Liverpoolin me dy gola të shpejtë

Cërvena Zvezda ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Milan Pavkov realizoi me kokë në minutën e 22 për të elektrizuar stadiumin në Beograd, ndërsa shtatë minuta më vonë realizoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 2 me 0.

Liverpooli në këtë takim ka hyrë në mungesë të Xherdan Shaqirit të cilin nuk e ftoi për shkaqe sigurie.