Fadil Sahiti jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Bashkimi, tregon arsyet Foto: Ilustrim

Fadil Sahiti jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Bashkimi, tregon arsyet

04 November 2018 16:46

Fadil Sahiti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit te klubi i basketbollit Bashkimi, një ditë pas humbjes së kampionit nga Trepça, 84-88.

Lajmin e për KTV-në e ka konfirmuar vet Sahiti, i cili ka thënë se është rikthyer në skuadër për të bërë ndryshimin, por që e ka pasur të pamundur një gjë të tillë.

“Kam dhënë dorëheqje nga udhëheqja e klubit. Nuk është kjo çfarë kisha menduar. Nuk kishte durim për këtë kryesi, e së fundit kam vërejtur edhe një aleancë të trajnerit me lojtarët, kështu që për të mos u komprometuar, e kam parë të udhës të largohem”, ka thënë Sahiti.

Pwr KTV-nw ai gjithashtu ka deklaruar arsyet qw e kanw shtyrw tw dorwhiqet.

“Arsyet e dorëheqjes kanë të bëjnë me: 1. Mungesë e dëshirës dhe javashllëk në themelim të shkollës së basketbollit; 2. Mungesë e transparencës në shpenzime të klubit dhe mungesë e dëshirës në publikimin e shpenzimeve ; 3. Rezultate të dobëta të ekipit të parë që lidhen kryesisht me joprofesionalizëm nga ana e trajnerit dhe drejtorit sportiv. Klubi i ka lënë liri të plotë të dyve në përzgjedhje të lojtareve të huaj. Rezultatet e dobëta të ekipit janë të lidhura pikërisht me punën e dobët të trajnerit dhe një aleance të çuditshme me drejtorin sportiv të klubit. Arsyetimi i vetëm i këtij trajneri është që klubi s’ka lojtarë cilësor vendor. Unë s’pajtohem me këtë konstatim. Është detyrë e trajnerit të ngrit cilësinë e tyre. Mungesa e shikueshmërisë gjatë lojërave ne Prizren, tregon më së miri ku është katandis klubi. I kemi humbur edhe tifozët, Arpagjiktë. Duke i marr parasysh te gjitha këto, kam vendos të dorëhiqem”, ka deklaruar Sahiti.

Bashkimi ka pësuar ndryshime në kryesi gjatë verës, me synimin ringritjen e shkollës së basketbollit, por në kampionat me seniorët ekipi u përball me shumë probleme, duke pësuar katër humbje në Superligën e Kosovës dhe dy disfata në Ligën Ballkanike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme