Sport

Llapi e Liria fitojnë si mysafirë

Kanë vazhduar rezultatet pozitive për skuadrat mysafire në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës.

Pas Feronikelit, Prishtinës e Flamurtarit, sot kanë fituar Llapi e Liria që mposhtën Ferizajn e Dritën.

Llapi fitoi 1 me 0 si mysafir i Ferizajt, me golin e Shend Kelmendit, teksa Liria befasoi Dritën 1 me 0 me Liridon Fetahajn.

Trepça ’89 dhe Gjilani u ndanë baras 1 me 1.

Llapi është i treti me 26 pikë, katër prapa Prishtinës e gjashtë më pak se Feronikeli që prin,. Drita ka 22 në pozitën e katërt. Liria është e dhjeta me 13 pikë, dy më shumë se Ferizaj që është i 11-i.