Sport

Reali i interesuar për Suson

Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për yllin e Milanit, Suso.

Suso ka shënuar tetë gola në 50 paraqitje sezonin e kaluar teksa vazhdon të shkëlqejë edhe këtë sezon me katër gola e shtatë asiste në 10 paraqitje në Serie A.

Kjo formë ka shtyrë Real Madridin të përgatisë një ofertë për ta transferuar 24-vjeçarin gjatë verës, sipas “Mediaset”.

Në raportim theksohet se Reali është i gatshëm të paguajë klauzolën rreth 40 milionë euroshe në kontratën e lojtarit.