Sport

Inzaghi: Jemi optimistë për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka thënë se ekipi i tij beson se do të arrijë të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Lazio e pret në shtëpi nesër Spalin, e për një pozitë në vendin e katërt duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Milanit, Romës e Fiorentinës, transmeton Koha.net.

“Disa njerëz mund të thonë se pasi kemi përfunduar në vendin e pestë e të katërt në sezonet e kaluara, mund të dorëzohemi për Ligën e Kampionëve, por unë nuk them ashtu. Ende kam shumë besim që kemi shans, dhe ashtu besojnë edhe lojtarët. Kjo është ajo për çka jemi duke punuar”, ka thënë Inzaghi sot në konferencë për media.