Xhiroja e 11-të pa derbi në Serie A Foto: Ilustrim

Xhiroja e 11-të pa derbi në Serie A

02 November 2018 16:59

Juventusi, ekipi i vetëm i pamposhtur në Serinë A italiane këtë sezon, me më së shumti gola të shënuar 21, e vetëm 7 të pranuar, do të luajë kundër Cagliarit.

Skuadra mysafire e “Bianconerëve” në këtë ballafaqim, nuk di për humbje në tri ndeshjet e fundit në ligë, transmeton KTV.

Megjithatë, Cagliari nuk ka fituar në 15-të ballafaqimet e fundit kundër Juventusit në elitën e futbollit italian, ku kanë pësuar 12-të humbje e kanë barazuar tri herë, dhe nuk kanë shënuar gol në katër duelet e fundit.

Njeriu më i rrezikshëm i “Zonjës së Vjetër” mbetet Cristiano Ronaldo që ka 7 gola.

Te Bianconerët do të mungojë Emre Can, kurse në dyshim për t’u paraqitur janë Bernardeschi, Chiellini, Khedira e Manxhukiq.

Juventus-Cagliari luhet të shtunën në ora 20:30.

Po të njëjtën ditë, në ora 15:00, Interi pritet të ketë punë të lehtë në letër kundër Genoas në “San Siro”, ndaj të cilit ekip nuk di për humbje në vendin e vet, që prej sezonit 1993/94.

“Nerazzurrët” po kalojnë formë të shkëlqyer dhe kanë shtatë fitore rresht në të gjitha garat.

Roma të shtunën nga ora 18:00 udhëton te Fiorentina, ndërsa Milani e mbyll javën e 11-të në Serie A të dielën, pasi udhëton në “Friuli” te Udinese, në ndeshjen që zhvillohet në orën 20:30.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme