Sport

Në Zuerichun e shqiptarëve Kosova mund të gjejë lojtarin e së ardhmes

Në Zuerichun e shqiptarëve Kosova mund të gjejë lojtarin e së ardhmes

Dy prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli, janë pjesë e klubit të Superligës së Zvicrës, Zuerich. Te Zuerichu aktivizohet edhe Mirlind Kryeziu, që pritet prej këtij muaji të paraqitet për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Por është një futbollist tjetër nga Kosova që i ka luajtur të gjitha ndeshjet e këtij edicioni në Superligë për Zuerichun.

Toni Domgjoni, mesfushori 20-vjeçar i lindur në Koprivnica të Kroacisë, ka startuar në 12 ndeshjet e deritashme kampionale të Zuerichut. Ka kompletuar shumicën prej tyre dhe vlerësohet prej zbulimeve të mëdha të këtij fillimedicioni në klubin me nam të Zvicrës, shkruan sot Koha Ditore.