Feronikeli ka mposhtur Drenicën me rezultat 2 me 1 për të fituar derbin lokal, ndërsa Llapi është befasuar në shtëpi nga Ballkani që një gol i mjaftoi për tre pikët e reja.
Da Silva dhe Kastriot Rexha realizuan për Feronikelin ndërsa për Drenicën realizoi Meziu.
Te ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit golin e vetëm e realizoi Durim Gashi.
Me këtë fitore Feronikeli mban kreun me 29 pikë, pesë më shumë se Prishtina që sot luan ndaj Trepçës ’89.
Llapi me këtë humbje mbetet në pozitën e tretë me 23 pikë.