Sport

Lampardi thotë se nuk ëndërron ta menaxhojë Chelsean

Frank Lampard nuk ëndërron që ta menaxhojë ish-klubin e tij Chelsea derisa arritjet e tij si trajner të meritojnë konsideratë.

Këto komente ai i ka bërë në prag të rikthimit të tij në Stamford Bridge, por tani si trajner i Derby Countyt ku Chelsea e pret për ta zhvilluar sfidën në Carabao Cup të mërkurën, transmeton Koha.net.

“Në futboll ndeshja e radhës është më e rëndësishmja, nuk shoh asgjë tjetër përtej përveç përballjes me Chelsean, dhe më pas do të koncentrohem për sfidën ndaj Birminghamit në fundjavë. Prandaj të ëndërrosh është tjetër gjë, por në realitet, ajo që ndodh më pas varet nga ajo që bëj këtu. Shpresoj se mund të sjell sukses në këtë klub”, u shpreh Lampard për Daily Telegraph.

Lampard nuk e ka harruar dashurinë që i ka dhënë Chelsea për 13 vjet të karrierës së tij, dhe thotë se vazhdon të ketë respekt shumë të madh për këtë klub, të cilin ende e quan “shtëpi”.