Sport

Asistenti i Sarrit dënohet me 6 mijë funte për festën para Mourinhos

Descriptive Text

Asistenti i trajnerit të Chelseat, Mauricio Sarri, është dënuar me gjobë prej 6 mijë funteve për festën që e bëri para Jose Mourinhos kur Chelsea barazoi 2 me 2 me Manchester Unitedin në Stamford Bridge.

Momenti i përplasjes së Mourinhos me stafin e Chelseat

Marco Ianni festoi para portugezit që reagoi ashpër, duke ngjallë kacafytje mes bankave të Chelseat e Unitedit.

“Trajneri i Chelseat, Marco Ianni është dënuar me 6 mijë funte pasi pranoi fajësinë për akuzat. Ka të bëjë me sjelljet e tij në ndeshjen kundër Manchester Unitedit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Anglisë.

Sarri i kërkon falje Mourinhos për incidentin me asistentin