Crystal Palace ia ka mohuar fitoren e 12-të radhazi Arsenalit, duke e ndalur në barazim në xhiron e dhjetë të Premier Ligës.
Në të gjitha garat skuadra e Unai Emeryt ka shënuar 11 fitore radhazi, e sot barazoi në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2 me 2, transmeton Koha.net.
Vendasit kaluan në epërsi përmes Milivojeviqit në minutën e 45+1, që e shndërroi në gol penaltinë.
Në pjesën e dytë Arsenali u kundërpërgjigj përmes Granit Xhakës, që në minutën e 51 shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë.
E pas pesë minutash Aubameyang dyfishoi epërsinë.
Megjithatë, në minutën e 83 gjyqtari akordoi sërish penalti për Crystalin, që në gol e shndërroi sërish Milivojeviq.
Në vendin e katërt Arsenali ka 22 pikë, e Crystal Palace në minutën e 14 ka 8 pikë.