Prishtina ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3 me 0 për të mbetur në hap me liderin, Feronikelin.
Klubi nga kryeqyteti siguroi fitoren me golat e realizuar nga Ahmeti, Korenica dhe Boshnjaku.
Me këtë fitore Prishtina ka 24 pikë, dy më pak se klubi nga Drenasi që sot fitoi ndaj Trepçës ’89.