Z Mobile Prishtina ka shënuar fitoren e dytë rresht në FIBA Europe Cup.
Prishtina mposhti në udhëtim skuadrën nga Rumania, Steaua Bukuresht me shifrat 87:81, transmeton Koha Ditore.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së dytë të Grupit E. Te Prishtina më të dalluarit në këtë triumf ishin Khalid Boukichou e Dardan Berisha. Boukichou ndeshjen e mbylli me 29 pikë e shtatë kërcime kurse Berisha shtoi 23 pikë, pesë kërcime e dy asistime.
Për Prishtinën kjo është fitorja e dytë derisa Steaua ka regjistruar humbjen e dytë. Me këtë fitore, Prishtina ka tubuar katër pikë dhe i prinë grupit së bashku me Bakken Bears që në xhiron e dytë mposhti në udhëtim Cherkaski Mavpyn me shifrat 106:77.