Sport

Inzaghi tregon nëse Berisha do jetë titullar ndaj Marseilles

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi në konferencë për media ka treguar se nuk është i sigurt nëse nesër do ta inkuadrojë nga minuta e parë mesfushorin Valon Berisha në sfidën e Ligës së Evropës ndaj Marseilles.

Ai thotë se do të bisedojë me Berishën për të parë nëse është i gatshëm apo jo për të nisur ndeshjen nga minuta e parë, transmeton Koha.net.

“Valon Berisha pati një problem me pulpin e këmbës, por do të flas nesër me të për të vendosur nëse ai është i gatshëm ta nisë ndeshjen nga fillimi apo të hyjë si zëvendësues. Mund t’i përdorë Felipe Caicedon dhe Ciro Immobilen së bashku, ose mund ta përdor vetëm njërin prej tyre dhe ta vendos Berishën më lartë në një pozitë më të avancuar”, ka thënë Inzaghi.

Lazio nesër luan si mysafir i Marseilles nga ora 21:00.