Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wozniacki mposht Kvitovan

Kampionia në fuqi e turneut WTA Finals në tenis, Caroline Wozniacki ka triumfuar të mërkurën në ndeshjen e saj të dytë në WTA Finals të këtij viti që po mbahet në Singapor.

Danezja triumfoi me 2:1 në sete (7:5, 3:6 dhe 6:2) ndaj tenistes çeke Petra Kvitova. Wozniacki gjendet në "Grupin e Bardhë" në të cilin garojnë edhe Elina Svitolina e Karolina Pliskova. Wozniacki humbi në përballjen e parë ndaj Pliskovas të dielën, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në WTA Finals, që llogaritet si turneu përfundimtar i vitit, marrin pjesë tetë tenistet më së miri të ranguara në renditjen botërore.

Në grupin tjetër që njihet si "I Kuq" marrin pjesë Naomi Osaka, Sloane Stephens, Angelique Kerber dhe Kiki Bertens.