Lojtari serb i Australisë fyen rëndë Shaqirin

Lojtari serb i Australisë fyen rëndë Shaqirin

23 October 2018 16:58

Ndonëse Xherdan Shaqiri nuk po merret me klubin Cërvena Zvezda dhe tifozët anti-shqiptarë të tij, lojtarët e klubit beogradas po ndjehen të kërcënuar nga ylli shqiptar i futbollit.

Liverpooli i Shaqirit dhe Cërvena Zvezda, takohen të mërkurën në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha Ditore.

Eshtë serbi që luan për Australinë dhe Cërvena Zvezdën, Milosh Degenek që ka bërë deklarata fyese ndaj Shaqirit, që shënoi golin e fitores për Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin 2018.

"E kam parë që e ka gojën plot për Zvezdën dhe tifozët serbë. Kjo është punë e tij. Nëse dëshiron të provokojë, le të provokojë dhe të dëshmojë se çfarë njeriu është dhe sa vlen. Qartë nuk vlen aspak si njeri, pasi dëshiron të provokojë në bazë të racës së dikujt, shtetit prej nga është, prejardhjes. Edhe më keq që ai vetë nuk e di prej nga është", ka thënë Degenek për mediat serbe të martën.

Shaqiri, që po kalon formë të lartë te Liverpooli, nuk është marrë me klubin serb dhe tifozët e tij.

Për më tepër, ai është shprehur shumë herë krenar me origjinën e tij shqiptare dhe me vendlindjen, Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme