Shqipëria pëson humbje të thellë nga Çekia

Shqipëria pëson humbje të thellë nga Çekia

23 October 2018 16:41

Përfaqësuesja U-17 e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbje të thellë nga Çekia të martën në "Elbasan Arena", në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2019.

Shqipëria pësoi me shifrat 6:0, në sfidën e Grupit 8 të eliminatoreve. Ndeshjet e Grupit 8 po organizohen në Shqipëri, transmeton Koha.net.

Ndeshjen e radhës futbollistët shqiptarë e luajnë kundër Norvegjisë po në Elbasan më 26 tetor, ndërsa në Elbasan e luajnë edhe sfidën e fundit të grupit më 29 tetor kundër Azerbajxhanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme