Sport

Në mungesë të palestrës, Istogu dy ndeshje ndërkombëtare i organizon në Pejë

Descriptive Text

KHF Istogu është një prej skuadrave kryesore të hendbollisteve në vend, por mungesa e palestrës në qytetin e Istogut vazhdon ta ndëshkojë shumë.

KHF Istogu për të dytën herë rresht do të paraqitet në gara evropiane, përkatësisht në Challenge Cup.

Muajin tjetër do të takohet me skuadrën italiane Cassano Magnago. Klubet janë marrë veshë që të dy ndeshjet të luhen në Kosovë. Në mungesë të palestrës në Istog, dy ndeshjet do të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Klubi istogas ka njoftuar se ndeshjet do të luhen më 17 e 18 nëntor.

“KHF Istogu me qëllim që t’i zhvillojë ndeshjet e kupave evropiane në prani të shikuesve, për të qenë më afër qytetarëve istogas dhe të Kosovës, dhe për të përballur më lehtë koston financiare, ka vendosur t’i zhvillojë dy ndeshjet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Istogut.

Palestra në Istog ka nisur të ndërtohet shumë vite më parë, por nuk ka përfunduar ende.