Sport

Reali synon rikthimin e Jamesit

James Rodriguez mund të rikthehet te Real Madridi.

Ylli kolumbian, i cili është i huazuar te Bayern Munichu për dy vjet, nuk do të qëndrojë te “bavarezët”.

Sipas medieve spanjolle, drejtuesit e klubit synojnë ta rikthejnë lojtarin në Madrid, pas formës së dobët që po kalon skuadra.

Rodriguez nuk është i kënaqur me situatën e krijuar te “bavarezët”, duke pasur probleme edhe me trajnerin Niko Kovaq.

Këtë situatë po tentojnë ta shfrytëzojnë drejtuesit e klubit “Mbretëror”, për ta bindur yllin kolumbian të rikthehet në Madrid.