Sport

Immobile: Valon Berisha sot bëri diferencën

Immobile: Valon Berisha sot bëri diferencën

Ciro Immobile e ka vlerësuar si shumë të vlefshme fitoren e sotme kundër Parmës në udhëtim, ndërsa ka vlerësuar lart paraqitjen dhe ndikimin që Valon Berisha ka pasur në ndeshjen e sotme.

Valon Berisha, që sapo është kthyer nga një lëndim, u inkuadrua në minutën e 57 për ta ndihmuar skuadrën në fitoren prej 0-2, transmeton Koha.net. Ishte pikërisht Berisha që nxori penaltinë që në gol e shndërroi Immobile në minutën e 81.