Sport

Gjilani ia shkakton humbjen e parë Feronikelit, Trepça ’89 ndan pikët me Llapin

Feronikeli ka pësuar humbjen e parë në Superligë në udhëtim sot te Gjilani.

Vendasit shënuan fitore prej 1 me 0, transmeton Koha.net. Ishte Marques Lopes që realizoi golin e fitores në minutën e 66.

Kurse në ndeshjen tjetër Trepça ’89 dhe Llapi barazuan me rezultat prej 1 me 1.

Gucev kaloi klubin mitrovicas në epërsi në minutën e 16. Kurse shifrat i barazoi Alidemaj në minutën e 26.

Llapi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Zhdrella u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36.

Por, edhe te Trepça ’89 u ndëshkua me karton të kuq Gucevi në minutën e 45+2.

Feronikeli është lider me 23 pikë, derisa Gjilani në vendin e pestë me 17 pikë. Trepça ’89 në vendin e tetë ka 15 pikë, kurse Llapi mban vendin e tretë me 20 pikë.