Mbyllen zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj, Muminoviqi e bronztë

Mbyllen zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj, Muminoviqi e bronztë

19 tetor 2018 22:22

Janë mbyllur edhe zyrtarisht Lojërat e treta Olimpike për të Rinj, që këtë vit u zhvilluan në Buenos Aires të Argjentinës, ku Kosova u përfaqësua nga pesë sportistë.

Flamuri i Kosovës parakaloi edhe në mbyllje të garës, por ndryshe nga ceremonia hapëse, ku bartëse e flamurit ishte xhudistja Erza Muminoviq, kësaj radhe flamuri u bart nga notarja Melisa Zhdrella.

Kjo ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në Lojëra Olimpike për të Rinj, me sportistët Erza Muminoviq në xhudo, Melisa Zhdrella në not, Erdonis Maliqi në boks, Muhamet Ramadani në atletikë dhe Bleron Fetaovski në peshëngritje.

Vetëm xhudistja pejane Muminoviq arriti që të marrë medalje të bronztë nga kjo garë. Lojërat tjera Olimpike për të rinj zhvillohen në vitin 2022 në Dakar të Senegalit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme