Sport

Icardi: Interi është shtëpia ime, po punojmë në vazhdimin e kontratës

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ka thënë se Intëri është shtëpia e tij dhe nuk do të largohet, derisa ka konfirmuar se është në proces puna për vazhdimin e kontratës.

Sulmuesi i Interit ka klauzolë largimi prej 110 milionë euro që është valide për klubet e huaja, jo italiane, në dy javët e para të korrikut, dhe klubi është duke punuar që ta rrisë klauzolën ose ta heqë krejt atë, derisa Icardit do t’i ofrojë kontratë të përmirësuar, transmeton Koha.net.

“Jam i lumtur”, ka deklaruar Icarci për Sky. “Ka pasur kontakte me klubet e tjera por kam vendosur të qëndroj këtu për të mirën e familjes sime. Kjo është shtëpia ime, s’mund të largohesha. Kam ëndërruar të luaja në Ligën e Kampionëve dhe e kam realizuar këtë”.