“Juventusi e bëri Pogban të mirë” Foto: Reuters

“Juventusi e bëri Pogban të mirë”

18 October 2018 17:40

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se Paul Pogba është duke kaluar në kohë të vështirë për shkak se “askush nuk po e kontrollon ashtu siç bëri Juventusi”.

Mesfushori francez ishte bërë lojtari më i shtrenjtë në botë kur ishte rikthyer në Old Trafford më 2016, me Juventusin që e kishte shitur për 110 milionë euro lojtarin të cilin e kishte marrë me parametra zero pikërisht nga Unitedi, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Pogba ka dështuar të rikrijojë formën që e kishte pasur me Juventusin edhe te klubi anglez.

“Ai bën disa nga gjërat më të mira në lojë, një pasim ose driblim fantastik, një prekje apo driblim fantastik”, thotë Scholes për ESPN. “E pesë minuta më vonë do të bëjë një nga gjërat më të këqija thuajse i është fikur truri. Këtë asnjëherë nuk e kishte bërë te Juventusi, por atje Pogba ishte peshk më i vogël. Shikoni ekipin që kishte përreth me Buffonin, Pirlon, Bonuccin, Chiellinin, Marchision, lojtarë të mëdhenj me përvojë të madhe. Pogba ishte pjesë e ekipit të madh, por ai ka ardhur tek Unitedi ku nuk është askush për ta kontrolluar siç e kishte te Juventusi”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme