SOT

Në gjimnazin “Ahmet Gashi”, gjatë mësimit telefonat në dollap

Teknologjia ka lehtësuar procesin e arsimimit te nxënësit, por sipas mësimdhënësve përdorimi i tepërt i telefonave gjate orëve të mësimit po shihet si pengesë e zhvillimit të mësimit. E për këtë drejtori i shkollës së mesme “Ahmet Gashi’ e ka bërë një zgjidhje. Se çfarë rregulla ka bërë drejtori i shkollës në të mirë të nxënësve e kuptoni përmes këtij materiali.

Para se të fillojnë orët e mësimit nxënësit e shkollës së mesme “Ahmet Gashi” në kryeqytet, i vendosin telefonat e tyre në këtë dollap, ku ata qëndrojnë të mbyllur për kohën sa janë në shkollë dhe i marrin përsëri pasi përfundojë mësimi.

Dollap të tillë gjenden në secilën klasë të kësaj shkolle.

Për këta nxënës ka gati një javë që jo vetëm se ndalohet përdorimi i telefonave gjatë procesit mësimor, por edhe mbajtja e tij, pavarësisht se a e ka fikur.

i klasës së bashku me mësimdhënësin sigurohen që dollapi të jetë i mbyllur deri në përfundimin e mësimit, pastaj nxehësit mund t’i marrin telefonat e tyre.

Kjo praktikë u prit mirë edhe nga vetë nxënësit.

Teknologjia ka arritur të ndikojë në çdo sferë të jetës në shkollë, punë, ambiente familjare e me shoqëri.

Përveç përparësive që jep teknologjia, profesoresha e fizikes, Fatime Janova, ka thënë se përdorimi i tepërt gjatë orëve të mësimit devijon rrugën e nxënësve në mësimnxënie.

i shkollës, Haxhi Meta, tregon se kufizimi i përdorimit të telefonit ka ngritur edhe nivelin e arsimit te nxënësit.

Iniciativa për mospërdorimin e celularëve as mes orëve të mësimit, përveç drejtorit të kësaj shkolle është bërë edhe në pajtueshmëri të përbashkët të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim më 2018 për ndalimin e përdorimit të telefonave mobil nga nxënësit derisa janë në shkollë, megjithatë jo të gjitha institucionet shkollore kanë sistem të kontrollimit si gjimnazi “Ahmet Gashi”.