SOT

Gjatë dimrit rritet numri i pacientëve me nivel të ulët të vitaminës D

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Në sezonin e dimrit si pasojë e mungesës së diellit shumë prej nesh mund të kenë probleme me nivelin e vitaminës D. Organizmi ynë nëse ka mungesë të kësaj vitamine mund të ketë probleme të shumta shëndetësore.

Në sezonin e dimrit shumë prej nesh nuk ekspozohemi mjaftueshëm në ambientet e jashtme.

Meqenëse ky sezon nuk na mundëson një ditë të gjatë e me rreze dielli, sipas endokrinologes Rreze Serhati-Morina, shumë prej pacientëve rezultojnë të kenë probleme me nivelin jo të duhur të vitaminës kryesore, të cilën e marrin nga dielli, vitaminën D.