Janë rreth 70 persona aktivë të prekur nga HIV në Kosovë. Gjatë muajit nëntor kryeqytetit i është shtuar këshillimorja e parë për t’u testuar rreth sëmundjeve seksuale si HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis.
Kontroll të madh duhet të kenë të gjithë, por veçanërisht disa grupe personash, sipas Ismailit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë ata që vendosin të testohen në këshillimoren e kryeqytetit, duhet ta dinë se të gjitha të dhënat e pacientit do të mbeten konfidenciale, nuk nevojitet as dhënia e emrit apo mbiemrit.
Ndonëse janë ditët e para të punës, kjo këshillimore nuk është vizituar aq shumë nga qytetarët.
Ismaili e cilëson këtë këshillimore shumë të qëlluar dhe gjithashtu fton qytetarët, sidomos të rinjtë e Kosovës, të testohen.
Qendra ndodhet brenda Qendrës së Studentëve ku dikur bëheshin testet rapide për COVID-19.
Infektologu thotë se sëmundjet e transmetueshme mund të qëndrojnë 10 vjet pa dhënë simptoma.
Përveç këshillimores, qendra ofron edhe shërbime si çdo qendër tjetër e mjekësisë familjare çdo ditë pune nga ora 07:00 deri në ora 15:00.