Muaji i kancerit të gjirit ka bërë që shumë gra të vetëdijesohen dhe të kontrollohen për këtë sëmundje. Gjatë tetorit nuk kanë munguar as fushatat rreth kësaj sëmundjeje.
Muaji tetor shënon muajin e vetëdijesimit të kancerit të gjirit. Aktivitete të shumta pati Prishtina përgjatë tetorit, e nuk mungoi as përkrahja e sportistëve.
Klubi i pingpongut “PriPing” të shtunën hapi dyert për një turnir për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe të mbijetuarat. Ato ishin të shumta në këtë ngjarje.
Latifi si e para në Kosovë që theu tabutë rreth kancerit të gjirit, tregon pikëpamjen e vet se këto fushata po ia arrijnë të vetëdijesojnë gratë kosovare.
Pasi që salla u mbush plot, kryetari i klubit Kastriot Orana bëri hapjen.
Në këtë ngjarje nuk munguan as të parët e Prishtinës, e një ndër ta ishte edhe vetë drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet, Izet Sadiku dhe Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Ai tregon se fushatat e kancerit të gjirit kanë ndikuar shumë te gratë kosovare. Këtë fakt e tregojnë vetë shifrat.
Orana, kapiteni i klubit, tregon se interesimi i qytetarëve në këtë turnir është rritur çdo vit. Ky edicion po e befason atë me pjesëmarrje.
E ka një arsye pse klubi i pingpongut po e organizon këtë ngjarje tash e 5 vjet.
Klubi tregon se aktivitetet e tilla nuk do t’i ndalin. Ata do të vazhdojnë t’i përkrahin gratë e prekura nga kanceri i gjirit, e gjithashtu, edhe ato që e kanë mposhtur këtë sëmundje.
Turniri përfundoi me një lojë, ku pjesëmarrësit u shpërblyen me mirënjohje e medalje.