SOT

Nxënësit me koncert falënderues ndaj mësueses së tyre

Salla e koncerteve të shkollës “Prenk Jakova” u mbush plot pasditen e së premtes. Drejtoresha e shkollës, Jeta Dida-Bujari, kishte organizuar koncert falënderues për mësuesen Shqipe Bajraktari, për 21 vjet shërbim ndaj shkollës, pasi që ajo do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Filharmoninë e Kosovës.

Pika muzikore nga më të ndryshmet. Nxënësit nga klasa e parë e deri në klasë të pestë ishin pjesë e koncertit.

Një ndër performuesit ishte edhe Lindi Pasha, që luajti në violinë për mësuesen.

Publiku, që ishin kryesisht prindërit, po shijonte performancat e fëmijëve të tyre.

E më së shumti këtë koncert e shijoi mësuesja së cilës iu dedikua.

Në punën e re thotë se do të marrë kujtimet nga 21 vjetët e kaluar derisa nuk do ta ndalë angazhimin me disa fëmijë.

Violinistja e ardhshme, Sibora Resyli, tregon se mësuesen nuk do ta harrojë asnjëherë.

E ndër nxënësit më të vegjël janë Hana Ajeti dhe Lir Hajrizi.

Pos koncertit, Shqipe Bajraktari u nderua edhe me një mirënjohje të përgatitur nga shkolla.

Koncerti u përmbyll me shpërndarje të mirënjohjeve ndaj nxënësve e stafit bashkë me një koktej.