SOT

Muzeu i fshatit Brod, fanar i gjeneratave të reja

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës ende mbahen të forta themelet e shtëpisë e cila është e vetmja në fshat, që i mbijetoi luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka 6 dekada që kur u ndërtua, e brenda saj po ruhen mbi 100 artefakte të ndryshme të cilat pasqyrojnë mënyrën e jetesës së paraardhësve tanë.