SOT

Në mungesë të punëtorëve për vjelje, fermeri fal 3 tonë dredhëza

 

“Merrni shportat e ejani merrni dredhëza falas.” Kjo është porosia me të cilën “ “Farmvilla shpk” nga Janjeva fton të gjithë qytetarët që të vijnë e vjelin dredhëza organike.

Pronari tha se po i dhuron dredhëzat falas, ngase nuk po gjen punëtorë për vjelje. Në një përgjigje për KOHËN, ai ka thënë se ky është një vit i vështirë dhe mungesa e punëtorëve është e madhe.