SOT
Fëmijët e Kosovës drejt programimit e robotikës
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
Viteve të fundit është rritur shumë interesimi për programim, e ndër më të interesuarit në këtë fushë po rezultojnë fëmijët e gjeneratave të reja. Javën e kaluar “Kosova Makers League” ka organizuar një aktivitet për fëmijë të moshave të ndryshme. E ndjekim së bashku se çfarë ka ndodhur
Fëmijët anembanë Kosovës janë mbledhur në zyrat e “Kosava Makers League” për të kaluar një ditë kushtuar gjuhës programuese “Scratch”, e cila po del të pëlqehet shumë nga fëmijët.
Gjuha “Scratch” po rezulton të jetë shumë efektive te nxënësit, pasi që përmes saj ata po kanë mundësi të kalojnë kohë së bashku duke krijuar lojëra kompjuterike.
