SOT

Migrimi e lë Nasalën me 12 nxënës

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Në shkollën “Agim Ramadani” në fshatin Nasalë të Gjilanit ka 12 nxënës që vijojnë mësimin me klasa të kombinuara të ndara në dy klasa. Për secilën grupmoshë brenda klasës, mësueset i ndajnë nga 20 minuta për ta shpjeguar një njësi mësimore.

Përgjatë viteve shkolla nuk ka pasur numër të madh të nxënësve, sipas mësimdhënësve migrimi është një nga arsyet për numrin e vogël të nxënësve që ndjekin mësimin.