SOT

Në gjimnazin “Ahmet Gashi”, gjatë mësimit telefonat në dollap

 

Teknologjia ka lehtësuar procesin e arsimimit te nxënësit, por sipas mësimdhënësve përdorimi i tepërt i telefonave gjate orëve të mësimit po shihet si pengesë e zhvillimit të mësimit. E për këtë drejtori i shkollës së mesme “Ahmet Gashi’ e ka bërë një zgjidhje. Se çfarë rregulla ka bërë drejtori i shkollës në të mirë të nxënësve e kuptoni përmes këtij materiali.

Para se të fillojnë orët e mësimit nxënësit e shkollës së mesme “Ahmet Gashi” në kryeqytet, i vendosin telefonat e tyre në këtë dollap, ku ata qëndrojnë të mbyllur për kohën sa janë në shkollë dhe i marrin përsëri pasi përfundojë mësimi.