SOT

Vjeshta sjell festivalin e krizantemave në Agrocoop

Me pije e ëmbëlsira ne mesin e një atmosfere te këndshme ka nisur festa e luleve të vjeshtës. Krizantema shumëngjyrëshe i dhuruan edhe këtë vit vjeshtës një karakteristikë ndryshe.

Është hera e tretë që Agrocoopi organizon një festë të tillë, kjo me qëllimin qe aroma e këndshme e luleve ta thyejë zymtësinë që sjell stina e vjeshtës. Është krizantema, lulja e cila çel në vjeshtë, e me shumë ngjyra bashkë i dhuruan edhe këtë vit ngjyra një dite me shi.

Momente të këndshme u dhuroi ky organizim edhe mysafirëve të saj. Gjithçka çka kanë për të thënë për të janë fjalë të mira.

Krizantema dhe ambientet e bukura që u krijuan nga to janë destinacioni ideal edhe për nxënës e mësimdhënës, të cilët bimët dhe ngjyrat i kanë kryesoret në punën e tyre.

Madje, magjia që krijoi ky ambient erëkëndshëm, bëri që mesazhet e nxënësve të shkollës së mesme së lartë e agrobiznesit dhe e teknologjisë të jenë më të qarta. Nga lulet, për vajzat.

Ambienti shumëngjyrësh, me pije e ëmbëlsira dhe me një erë shumë të këndshme është ajo me të cilin u takuan në një ditë vjeshte të pranishmit.

Organizimi ishte i tillë që krizantemat ishin kudo, edhe në fustane.

Disa njëngjyrëshe, e disa shumëngjyrëshe janë lulet karakteristike të stinës së vjeshtës. Secili organizim i tillë i ri po i bën njerëzit të kuptojnë se ngjyrat e vjeshtës nuk lidhen vetëm me të verdhen dhe kafen. Krizantemat, si me penë, po ngjyrosin stinën që për nga karakteri shpesh duket e zymtë.

Me një pije, me shumë lule, shijuam vjeshtën pa pasur nevojë të mendojmë në një mënyrë klishe për të. Kjo është festa e luleve!