SOT

Prizrenasi, kampion në sportin ekstrem "Off road"

Auto Moto është prej sporteve më të pëlqyera sa u përket garave malore. Njihet edhe si një prej sporteve ekstreme, i cili kërkon përkushtim, sidomos kujdes gjatë akrobacioneve, për faktin se gabimi më i vogël mund ta devijojë ngasjen.

Lavdrim Halili është merakli i vozitjes, akrobacioneve dhe e do shumë konkurrencën e fortë. Ai njihet si mjeshtër për ta drejtuar makinën në rrugët më të vështira malore.

Sportisti Halili tregon se është kampion i kësaj disipline në Mal të Zi. Ky fakt thotë se e bën të ndihet krenar jo vetëm për fitore, por edhe për dhuntinë që ka të ngasë makinën në vendet më ekstreme.

“Kam marrë pjesë në garën malore të terrenit në Mal të Zi, ku kam marrë vendin e parë. Gara ka qenë ndërkombëtarë, jam ndier mirë nga Kosova kemi qenë vetëm ne si klub ku kam garuar me shtetet fqinje. Garat të këtij sporti nuk eksitojnë në Kosovë, kisha shprehur dëshirën që të ketë pasi që kemi mjaft talente dhe pse jo edhe ne si vend të garojmë me këtë sport”.

Aspiratat e tij janë për garat ndërkombëtare.

“Gara e parë në Malin e Zi u shpërbleva me vendin e parë garë ndërkombëtare jam ndje mirë sepse e përfaqësova vendin tim ku dhe mora dhe vendin e parë. Edhe Kosovë ka terrene të mira për të zhvilluar këtë lloj sporti. Për çdo person që është i fiksuar nga ky sport i them se ia vlen sepse shpresoj shumë se një ditë do të bëhet mirë dhe ta përfaqësojmë shtetin tonë në mënyrën më të mirë drejt trofeve”.

Djaloshi prizrenas tregon specifikat se si duhet të vozisim në terrene malore.

“Sporti i “off road” ka filluar të bëhet trend në gjithë botën, por edhe te ne. Është sport mjaft i mirë, e shijon natyrën, vozitjen. I tregon aftësitë e tua, po ashtu ka dobi në shëndet, është njeri ndër sportet që më së shumti mua personalisht më tërheq”.

Sefë Kaqamaku nga klubi i makinave dhe motoçikletave garuese thotë se përveç në vend, prioritet u japin edhe garave ndërkombëtare.

“AMTKK-ja është themeluar në vitin 2012, ku kemi nisur me 17 anëtarë, ndërsa sot numërojmë mbi 200 anëtarë, por synojmë që të rritet numri i anëtarëve në 2 mijë. Prioritet e kem sportin, ku veprojmë në të gjitha disiplinat që përfshihen në kampionatin e Kosovës dhe ndërkombëtar. Perlën e sportit, posaçërisht në këtë vit, e kem “Off road”, ku lavdërimi na ka përfaqësuar shtetin tonë në garat që janë mbajtur në Mal të Zi”.

Kaqamaku numëron sukseset e klubit të tij. Ndër vite rreth 70 çmime i kanë rrëmbyer sportistët e këtij klubi, duke përfshirë edhe fitoren e Lavdrimit.

“Kemi korrë suksese mbi 70 podiume disa janë vende të para, dyta e të treta. Po ashtu kemi trofe edhe nga garat ndërkombëtare nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi”.

Akrobacione dhe manovrime të ndryshme me vetura që sjellin plotë adrenalinë, përfshijnë sportin e “Off road”