SOT

Gjuha e shenjave për integrimin në shoqëri

Në qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Nënë Tereza” në Prizren, vijnë dhe zhvillojnë mësimet nxënësit me dëmtime në të folur dhe të dëgjuar.

Nga kjo qendër, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, këtyre fëmijëve u ofrohen të gjitha kushtet e nevojshme për mësim dhe integrim në shoqëri.

Ata zhvillojnë mësimet nëpërmjet gjuhës së shenjave, e cila u mësohet nga stafi i shkollës.

Qendra është e vetmja e tipit të tillë në Kosovë.

Drejtori Yrmet Shabani kujdeset që të na tregojë pak për historikun.

Qendra është e tipit konviktor, ku nxënësit e të gjitha qyteteve të Kosovës vijnë dhe zhvillojnë mësimet këtu dhe qëndrojnë gjatë 5 ditëve të javës, nga e hëna në të premten.

Gjatë qëndrimit të tyre ata mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme, ku përfshihet leximi në bibliotekë dhe veprimtaritë e ndryshme kulturorë e sportive.

Kjo shkollë funksionon si e ndarë në disa nivele, e përpos mësimit dhe edukimit, nxënësit kanë mundësi që të aftësohen dhe të ndjekin mësimet edhe në drejtimet e ndryshme profesionale.

Drejtori Shabani rrëfen për procesin mësimor që zhvillohet dhe për të gjitha karakteristikat e këtij vendi.

Pjesë është edhe çerdhja ku fëmijët edukohen dhe socializohen me të tjerët nëpërmjet mësimeve dhe lojërave të ndryshme.

Për edukatoren puna me fëmijët është ndjenjë e veçantë.

Shkolla është pjesë e sistemit arsimor të Kosovës, financohet nga buxheti i shtetit si dhe mësimin e bazon në planprograme që bazohen në Kornizën Kurrikulare të Kosovës.