SOT

Gjimnastja 10-vjeçare që mahnit me performancën e saj në gjimnastikë

 

Lëvizjet e rrotullimet në rrugët e Prishtinës të 10-vjeçares Elona Avdyli u bënë virale shumë shpejt. Por ka edhe prej atyre që e kanë njohur nga larg, kryesisht ata që e frekuentojnë Parkun e Taukbahçes, ku edhe Elona bën gjimnastikë.

Ishte vetëm 5-vjeçare kur filloi të mësonte lëvizjet e para, thotë Avdyli. Pavarësisht që në atë kohë nuk kishte një trajner, ato i “kopjonte” nga Youtube.