Malet e Gollakut kryesisht njihen për blegtori, por Agim Sheqiri po i shfrytëzon për të kultivuar dredhëz, kumbull, mollë, mushmollë, dardhë, qershi e vishnje në 200 ari tokë.
Ekonomisti thotë se punimi i tokës është pasion i tij dhe ai tashmë ka 70 ari kumbulla dhe 20 ari dredhëza.
Koliqi si fshat thotë se njihet për cilësi të tokës bujqësore, por ajo që e brengos është se nuk mund të zgjerohet në mungesë të tokës për shitje.
bujqësore kërkon kujdes dhe përkushtim të veçantë, sipas Sheqirit.
Kumbullat në treg ai i shet nga 45 centë për kilogram, derisa dredhëzat nga 50 centë. Brenda sezonit ai mbledh 8 mijë deri në 10 mijë fruta.
Rezervat e dredhëzave dhe kumbullave, Sheqiri mendon që t’i përpunojë edhe si fruta të thata për t’i ekspozuar në treg, ku thotë se përfitimet janë më të mëdha.