SOT

Ergoterapeuti që vullnetarisht pret flokët e autikëve

 

Blinera apo siç e quan terapistja Blinka, është duke e mbajtur një seancë logopedike. Kjo është një rutinë e fëmijëve me autizëm në të cilën mësojnë kuptueshmërinë. E pas kësaj seance, Blinera ka vendosur që sot t’i presë flokët. Në këtë formë ajo tregon se ka ardhur për t’i prerë flokët.

Fatlum Bajrami është ergoterapeut në këtë shoqatë mirëpo ai ka vendosur që të mësojë zanatin e flokëtarisë vetëm që t’ua lehtësojë fëmijëve procesin e prerjes së flokëve.