SOT

Idetë kreative të të riut nga Klina, të punuara me dru

I rrethuar nga punime druri e kalon pjesën më të madhe të kohës.

Arbër Kabashit gjithçka që i duhet janë llojet e drurit e herë-herë edhe makinat gravuese për ta treguar prirjen artistike.

E kishte nisur me gravimin në dru, por ka vazhduar me krijimin e formave të tjera që ia mundëson arra si lloji i drurit që e përdor më së shumti.

I riu nga Klina e veçon më shumë njërin nga krijimet, pasi që e ka lidhur me personat e rëndësishëm të jetës së tij.

Janë mërgimtarët ata që thotë se e vlerësojnë punën e tij, duke i bërë porosi të vazhdueshme.

Nuk i duhet të nisë herët mëngjeset e as t’i mbyllë në një orar të caktuar kohor për ta zhvilluar tashmë pasionin e tij.

I riu nga Klina gjithçka ka improvizuar në kushte shtëpie, aty ku edhe ia ka bërë vendin punimeve e pajisjeve të nevojshme për punën me dru.