Tash e 40 vjet Arsim Kameri nga Mitrovica njihet për punimet e tij të veçanta prej druri.
Portretet me figura të shquara shqiptare dhe me simbole kombëtare e karakterizojnë punën e tij.
Zanatin që e trashëgoi nga gjyshi po i vlerësohet mjaft në treg. Thotë se shumicën e klientëve i ka nga diaspora.
Punimet nuk janë aq të lehta për t’u punuar.
“Tregu për momentin nuk është i keq, jo edhe q i favorshëm sa duhet me qenë gjithsesi mirë është. Është biznes i mirë ka pandërprere kërkesa jo vetëm tek ne por edhe në botën e jashtme. Përnjëherë janë porosit 20 copa po sa arrijmë 2-3 copa brenda ditës sepse donë punë shumë. Kur janë të lehtë deri në katër i punoj por kur janë më të rënda për punim më një mbes e gjithë ditën”, ka thënë Kameri.
Ai tregon se drunjtë duhet të jenë të zgjedhur. Jo prej çdolloj druri mund të krijosh art.
“Zakonisht marrë dru më i butë që është shelnë e kuqe që rritet afër ujit pre shkak makinerisë time të ndjeshme sepse gjatë punimit mund të thehen pëlhurat që i kam, dhe pjesët e kësaj makinerie është problem më i gjet këtu duhet me i porositë në jashtë vendit. Punoj me lloj-lloj druri ahi, veri”, tha ai.
Ndër të tjerash, Kameri shpreson që zanatin t’ua trashëgojë dy djemve të tij.
“Zanati nuk i jepet akëkujt por duhet me vjedh se ndoshta ke dëshirë më ja lënë dikujt por nuk mundesh por unë shpresoj që kanë me marrë djemtë”, shtoi ai.
Kameri, deri më tani ka realizuar qindra punime nga druri me aktor, këngëtar, heronj e atdhetar të shquar shqiptar.
Punimet e tij i ekspozon kryesisht në rrjete sociale prej ku pranon porosi.