SOT

Viti i ri fillon me dieta e ushtrime të shumta

Një vit i ri e me gjëra të reja, kështu shumica e nisin janarin duke i vënë vetes kushte të reja për një fillim të mbarë ku përfshihet edhe ushqyerja e shëndetshme.

Një frymë e tillë është bërë e dukshme edhe nëpër fitnese, edhe pse shumë nga ta mund të mos kenë besim te vetja e tyre për ndryshimin që duan ta bëjnë gjatë vitit, por sipas Leonard Nikaçit nga “Transformohu’ viti nuk duhet të fillojë me paragjykime të tilla.

Ai thotë se që nga e hëna e vitit 2022 klientela është rritur dhe të rinjtë e kanë mbushur sallën e ushtrimeve.

Gjatë festës nuk ka dieta e regjime, andaj edhe klientët e Leonardit nuk patën kufizime. Ishin të lirë të konsumojnë çka duan.

Pos ushtrimeve, edhe kujdesi me ushqime fillon qysh pas natës së Vitit të Ri, e interesimi për të marrë këshilla nga dietologia dhe nutricionistja, Vala Pupovci, nuk janë duke munguar.

Por për ta pasur një jetë të shëndetshme duhet ndjekur edhe planin ushqimor, e që nuk janë të njëjta te secili prej nesh.

Ata që duan ta kenë një sezon verore me trup të formuar e të shëndetshëm, fillimi i vitit është koha më e mirë për të nisur.

Megjithatë gjatë vitit ka edhe shumë të hëna për të nisur.