Puna artistike në vetulla tash e 7 vjet po e përmbush 33-vjeçaren nga Prishtina.
Edhe pse është ekonomiste me profesion, artisja e vetullave, Arta Kelmendi-Thaqi, ka kohë që e ka nda mendjen që tash për tash ta ndjekë pasionin e saj.
Teksa flet për rrugën që po bën, ajo i thekson edhe veçantitë, sfidat dhe arritjet nga puna aktuale. Kur e nisi punën nuk e kishte menduar se do të bëhej edhe trajnere, gjë që e bën sot.
Arta tregoi se vetullat “Tatto” aktualisht po pëlqehen nga femrat, por nuk po përjashtohet as gjinia mashkullore.
Përpos kësaj, ajo për Emisionin SOT zbulon edhe një anë të saj humane.
Prishtinasja ka prezantuar artin e saj të veçantë. Se sa profesioniste është ajo në këtë drejtim, tregon puna e realizuar me duart e saj të arta duke treguar me delikatesë për procedurën e bërjes së vetullave tattoo.
Ajo thekson se bërja e vetullave tatoo zgjat varësisht nga lloji i lëkurës, dhe sipas saj nuk ka ndonjë efekt anësor.
Kohën e fundit dukshëm po praktikohet bërja e vetullave tattoo nga artistë të ndryshëm të grimit, me qëllim të një estetike sa më të bukur.
Rrjetet sociale janë vendi ku artistja Arta Kelemndi-Thaqi ekspozon punën e saj prej ku edhe caktohen terminët.