Interesimi i qytetarëve për vaksinat anti-Covid, kohëve të fundit dukshëm ka rënë, ndonëse virusi vazhdon të jetë prezent.
Vetëm në kryeqytet, numri i rasteve aktive me koronavirus është 67, duke u renditur kështu si komuna me më së shumti raste.
Mbi 41 % apo 1.601.685 e qytetarëve në vend janë imunizuar me dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
sa vazhdimisht nga personeli shëndetësor apelohet që vaksinimi duhet të tejkaloj gjysmën e popullatës, flitet edhe për një dozë të tretë të vaksinimit.
Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë, paralajmëron se vendimi për aplikimin e dozës përforcuese dhe dozës se tretë do të fillojë shumë shpejt.
Hoti tregon se cilët persona mund ta marrin dozën përforcuese dhe cilët dozën e tretë. Sipas tij, gjendja e personit përcakton edhe llojin e vaksinës.
Dozën e tretë të vaksinës edhe qytetarët po e përkrahin. Disa prej tyre kanë bërë edhe termin për ta marrë atë.
Sipas infektologëve, masat mbrojtëse sikurse mbajtja e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura publike, distanca, vaksinimi përveç shëndetit individual, mbrojnë edhe atë të masës.
Infektologu Hamdi Ramadani, thotë se doza e tretë konsiderohet ajo që i jepet dikujt që nuk ka krijuar imunitet nga seritë e para të vaksinimit.
Edhe drejtori i Infektives në QKUK, Arben Vishaj, inkurajon qytetarët që të vaksinohen.
“Ne rekomandojmë vendimet dhe udhëzimet e komitetit Kombëtar të Vaksinimit si dhe inkurajojmë dhe këshillojmë qytetarët të vaksinohen”, tha infektologu Vishaj.
Vaksinimi për disa qytetarë po shihet si mënyra e vetme për të tejkaluar pandeminë Covid-19.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit dhe deri më 19 nëntor më shumë se 745,000 qytetarë të popullatës së përgjithshme - i kanë marrë nga dy doza të vaksinës.
Vaksinat që jepen janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca - të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.
Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka marrë vendim për vaksinimin edhe të shtetasve të huaj që ndodhen në Kosovë.