SOT

20-vjeçari nga Prishtina, teknik i thonjve për femra

Përqendrimin e ka maksimal, e i tillë është edhe pasioni për këtë punë.

Rregullimi i thonjve është tashmë profesioni i tij, të cilin Diell Kongjeli e ka filluar qysh në moshë të hershme.

20-vjeçari tregon se stilimi i flokëve në familjarët e tij në një moshë të vogël ka qenë treguesi se ai ka dëshirë të merret me gjithçka që ka të bëjë me bukurinë femërore.

I preokupuar nga paragjykimet, Kongjeli rrëfen se dëshira për ta arrirë këtë e ka mbajtur të motivuar në punën e tij.

Ekstravaganca është ajo që e veçon punën e Kongjelit, e ai thotë se thjeshtësia nuk është në shijet e tij.

Përveç dizajnimit të thonjve, 20-vjeçari bën edhe të tjera shërbime për të cilat edhe është i certifikuar.

Sipas teknikut të thonjve, kërkesa të shumta ka edhe për shtesat e flokëve.

Klientet që vizitojnë lokalin e Kongjelit tashmë janë mësuar me punën e tij, mirëpo ka edhe nga ato që vijnë për ta testuar.

Zgjerimi i lokalit është në planet afatshkurtra të 20-vjeçarit, por jo vetëm, ai është edhe student i mjekësisë.

Ai ndan edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që paragjykimet janë ndaluese të ëndrrave të tyre.

“Sunshine’s Beauty” quhet lokali i Kongjelit, i cili është i frekuentuar nga të gjithë ata që duan ta testojnë punën e tij.