Ka gjashtë vjet që Bajram Musliu i ka hequr qafesh problemet e mëdha që i kishte me lukthin. Kur ai e kuptoi se kishte alergji në gluten, një proteinë që ndodhet në shumë ushqime vendosi të përzgjedhë se çfarë të konsumojë.
Pasi hoqi telashet me veten, ai vendosi t’u dalë në ndihmë edhe të tjerëve që vuajnë nga e njëjta alergji.
Hamburgeri është ushqimi i tij i preferuar dhe në detaje na tregon se si përgatitet me të gjitha produktet pa gluten.
Specifikat e këtij ushqimi janë nga buka e deri te mishi.
“Po mendojmë për ata që kanë nevojë sepse unë jam vetë celiac dhe e di se çfarë ushqime duhet përgatitur e konsumuar. Ju kisha lut të gjithë ata që kanë ndonjë lloj problem të e bëjnë një test nëse janë alergji në gluten. Hamburgeri është ushqimi im i preferuar andaj ju rekomandoj edhe të tjerave të cilët i kanë të ndaluara ushqimet me gluten”, tha 42-vjeçari Bajram Musliu, shef kuzhine.
Agnesa Musliu, bashkëshortja e Bajram Musliut, tregon se ideja për restorantin me ushqime 100% pa gluten i erdhi nga gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj.
Sipas saj, historia e bashkëshortit të saj e ka shtyrë që të mësojë përgatitjen e ushqimeve të tilla edhe për të tjerët.
“Gjendemi në Panino rruga B, gluten free, jam pronare e këtij lokali bashkë më burrin. Ideja ka qene se burri ka alergji në gluten është celiac 100%, ide na ka lind me bo diçka që edhe të tjerëve me ju ndihmuar. Kosove nuk ka ushqime pa gluten. Kur ka dal burri para 6 viteve alergji në gluten nuk ka pas as bukë. I merr malli me hëngër buke, pice. Pica, llokuma, pallaqinka, pite për çdo dite i bëjmë. Njerëzit njihet duhet të vinë më u bind sepse ne ketë nuk e kemi si biznes por më tepër më ju ndihmuar njerëzve. Burri, nga alergjia në gluten është diagnostikuar me kancer andaj rëndësia e ushqimeve tona është që të mos përdorim asnjë gram gluten”, tha ajo.
Fillimet për përgatitjen e ushqimeve pa gluten ishin të vështira për Agnesa Musliun.
“Në fillim ka qenë shumë vështirë se nuk pas produkte edhe nuk kam ditë me përgatit. Duhet shumë me pas kujdes. ju kisha lutë të gjithë atyre që janë më alergji ndaj glutenit mu ruajt shumë me pas kujdes në ushqim, edhe pse janë më të kushtueshme ushqimet pa gluten por shëndeti është me rëndësi”, shtoi Musliu.
Ndër të tjerash, ajo na tregon mënyrën se si përgatitet një picë pa gluten.
Gluteni nuk gjendet vetëm në ushqim, kështu Agnesa dhe Bajrami gjatë gatimit u bëjnë kujdes edhe enëve me të cilat përgatisin.
Alergjia në gluten ka çrregullime në mekanizma imunologjikë dhe autoimunë me specifikat përkatëse.
Njerëzit si Bajrami mundohen t’i evitojnë sëmundjet duke përzgjedhur ushqime që nuk e përmbajnë ketë proteinë.